(VIDEO) Policia Financiare: I kemi gati të gjitha lëndët që i kërkoi prokuroria e krimeve

by admin
Spread the love




Policia Financiare i reagoi prokurores Villma Ruskovskas. Përmes një komunikate dërguar mediave ata thanë se e përgënjeshtrojnë Ruskovskën e cila ka thënë se ata i kanë kërkuar 300 lëndë, ndërsa Policia Financiare i’a ka dorëzuar vetëm 30. Shtojnë se ata lëndët e kërkuara i kanë të gatshme vetëm presin përgjigje cilit prokuror tia dorëzojnë.

DREJTORIA E POLICISË FINANCIARE

 “Ju lutemi që në mënyrë të shkruar të na njoftoni se kujt i është caktuar veprimi kompetent, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Prokurori Publike, me qëllim që nga ana e Drejtorisë së Policisë Financiare, prokurorit publik kompetent t’ i dorëzohen të dhëna/lëndët e kërkuara dhe njëkohësisht me prokurorin kompetent të formohet procesverbal për lëndët e dorëzuara”.

Drejtoria e Policisë Financiare thotë se është në pritje të përgjigjes nga ana e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit, me qëllim që t’ia dorëzojë të dhënat dhe lëndët e siguruara, të cilat janë kërkuar nga Drejtoria në pajtim me Kërkesën për të dhëna.

Shefja e Prokuroriës për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska sot tha se nuk kanë gjetur prova gjatë kontrollit në Policinë Finnaciare sepse ata i kanë kërkuar rreth 250-300 lëndë, ndërsa prej tyre u janë dorëzuar 30, shumicën e të cilave nuk e kishin kërkuar. Sipas ligjit për procedurë penale Ruskovska tha se kanë të drejtë të kërkojnë denim të institucionit dhe denim të personit përgjegjës, nëse nuk i dorëzon dokumentet e kërkuara.

Emine Ismaili /SHENJA/


You may also like