Ndërpritet puna e mbledhjes së 79-të e Kuvendit, Xhaferi i thiri në mbledhje krerët e partive nga shumica

by admin
Spread the love




Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e ndërpreu punën e mbledhjes së 79-të, me arsyetimin se nuk ka kushte për t’u vendosur për çështjet, sepse në sallë morën pjesë vetëm 53 deputetë, nga 85 të nënshkruarit. Xhaferi u bëri thirrje kryetarëve të partive nga shumica parlamentare në orën 13:00 të takohen në Kabinetin e tij dhe të dakordohen se si do të vazhdojnë me punën e këtij institucioni.

“Për shkak të faktit se deputetët u nënshkruan dhe vendosën të mos hyjnë në Sallë, Kuvendi nuk ka kushte që të mund të vendosë për çështjet për të cilat duhet të vendosë në fillim të mbledhjes. Kjo qartë na tregon për deputetët dhe për qëndrimin që e kanë. Disa mendojnë se kjo është pronë e tyre dhe me pronën e tyre mund të sillen si duan, por kjo është pronë e jona si deputetë”, theksoi Xhaferi, duke i thirrur dy kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, të cilët janë të pranishëm në kuvend, të vendosim se si do të veprojmë më tutje.
Sipas tij, do të ishte korrekte ata të cilët nuk duan të vijnë në Kuvend dhe të jenë pjesë e punës së këtij institucioni, të parashtrojnë kërkesë për për mbledhje për shpërndarje të Kuvendit.

“Nëse ata nuk propozojnë, unë do të propozoj mbledhje për shpërndarje të Kuvendit në mënyrë që të dihet se cili është qëllimi kryesor për ne, 120 deputetët. Në këto momente Kuvendi duhet të jetë funksional pa dallim nëse i vihet dikujt apo jo. Kjo është demokracia, ndërsa shantazhet nuk janë pjesë e demokracisë. Unë dalje tjetër nuk kam përveç se ta ndërpresë mbledhjen, ndërsa nëse dikush mendon se mbledhja do të caktohet me shantazhe dhe ultimatume, është gabim. Kush nuk dëshiron të jetë pjesë e shumicës duhet të thotë se prej sot nuk është shumicë dhe se le ta bëjë shumicën me kë të dojë”, tha Xhaferi, duke potencuar se “kjo nuk mund të tolerohet”.
Për vazhdimin e kësaj mbledhje, kryetari i Kuvendit tha se do të njoftojë plotësish.


You may also like