81 mijë hektarë tokë e djegur nga zjarret në Greqi – Shqip

by admin
Spread the love

Kriza e zjarreve në Greqi nuk po ndalet pavarësisht uljes së temperaturave.

Zjarri i madh në rajonin lindor të Evrosit ka hyrë në javën e tretë dhe vatrat vetëm zgjerohen. Përpjekje për shuarjen e tyre po bëjnë 600 zjarrfikës jo vetëm grekë por edhe nga shumë vende të Europës, përfshirë edhe nga Shqipëria. Nuk po jep efekt as ndihma me mjete ajrore e Bashkimit Europian.

Deri më tani, janë djegur 81 mijë hektarë tokë, shumica zonë pyjore. Për Komisionin Europian, ky është zjarri më i madh i regjistruar mes vendeve të unionit, qëkurse kanë nisur të regjistrohen të dhënat për zjarret në vitin 2000.

Sipas Mbrojtjes Civile, zjarre janë duke u përhapur edhe në ishujt Euboea, Lesbos dhe Kretë, si dhe në rajonin e Atikës pranë kryeqytetit Athinë.

Tv Klan

You may also like