800 tifoza kuqezi në stadium, Moldavia pije falas dhe koncert para ndeshjes së Kombëtares

by admin
Spread the love

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Chisinau, për duelin e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë u mjafton djemve të Sylvinhos për të shkuar zyrtarisht në fazën finale të “Gjermani 2024”, ndërsa do jenë 800 tifozë kuqezi në stadium.

Me një kapacitet prej 10.500 ulësesh, stadiumi Zimbru do kthehet në një arenë feste para ndeshjes. Me moldavët që kanë bërë një rrugëtim të mirë në këto kualifikuese dhe shpresojnë një rezultat pozitiv, tifozët do kenë pjesë falas dhe një orë e gjysmë para në stadium do ketë një koncert.

Kjo pritet që të afrojë më shumë tifozët para ndeshjes, për ta kthyer në një festë mbrëmjen e nesërme, edhe pse shanset që Moldavia të mposhtë tanët janë të pakëta.

Prej javësh tanimë të gjitha biletat e ndeshjes Moldavi – Shqipëri janë shitur dhe kjo tregon interesin e lartë që ka nga kundërshtarët e kuqezinjve për këtë duel.

Mesditën e së enjtes Kombëtarja kuqezi mbërriti në Chisinau, teksa pasdite do zhvillojë edhe stërvitjen e fundit gjenerale në stadiumin ku do zhvillohet sfida.

You may also like