8-vjeçari shënon rekord në shah, i pari në botë që mund një mjeshtër – Shqip

by admin
Spread the love

Një 8-vjeçar nga Singapori është shahisti më i vogël në moshë që ka mundur një mjeshtër.

Pas një loje që zgjati tre orë në Burgdorfer Stadthaus-Open, Zvicër, Ashwath Kaushik i cili është 8 vjeç e gjashtë muaj, mundi mjeshtrin 37-vjeçar nga Polonia, Jacek Stopa.

Kaushik theu një rekord të vetëm disa ditëve më parë. Leonid Ivanovic nga Serbia (8 vjeç e 11 muaj) mundi bullgarin 59-vjeçar, Milko Popchev.

“Është ndjesi shumë emocionuese dhe fantastike që të mund mjeshtrin tim të parë dhe është në shahun klasik kështu që ndihem shumë krenar për veten”, tha nënshtetasi indian i cili është shpërngulur në Singapor me familjen shtatë vite më parë.

Ditën e diel Ashwath fitoi tre setet e para ndaj Stopa-s. Ai humbi lojën e radhës ndaj britanikut 23-vjeçar Harry Grieve, i cili fitoi kampionatin britanik të shahut në vitin 2022.

Nëna e 8-vjeçarit thotë se është e kënaqur me fitoren e tij. “Ishim vërtet të lumtur por ai duhej të përqendrohej kështu që nuk kishim shumë kohë për të festuar pas lojës, por do ta bëjmë kur të kthehemi në shtëpi dhe të festojmë me të gjithë familjen”, tha Rohini Ramachandran./tvklan.al

You may also like