55 gjoba për autobusët që transportojnë nxënës, 21 prej tyre dërgohen për kontroll të jashtëzakonshëm teknik – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme (15.03.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 55 kundërvajtje rrugore, nga të cilat gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për mjet të paregjistruar dhe 21 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve. /KlanMacedonia/

You may also like