500 mijë euro për Ballkanin, zbulimi i Ilir Dajës

by admin
Spread the love

Ballkani vazhdon që të arkëtojë qindra mijëra euro nga shitjet e bujshme që bën. I radhës që do të largohet nga ekipi nga Suhareka është mesfushori, Qëndrim Zyba.

22-vjeçari ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me kampionët e Kosovës, për të nisur një të re në Poloni me ekipin e Legias së Varshavës.

Zyba te ekipi polak, do të gjejë edhe dy shqiptarë të tjerë, si Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhakën.

Përsa i përket këtij transferimi, Ballkani do të fitojë një shumë të majme nga shitja e Zybës.

Plot 500 mijë euro do të shkojnë në arkën e klubit suharekas, nga ky transferim i zbulimit të Ilir Dajës. Ndërsa në rast rishitje të Zybës, Ballkani do të përfitojë 20% të shumës.

You may also like