4651 të vrarë në Gaza! Imazhet tronditëse nga spitali tregojnë trupa fëmijësh të vdekur

by admin
Spread the love

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi raporton se të paktën 4,651 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Ai shton se 14,245 persona janë të plagosur. Ministria thotë gjithashtu në një deklaratë se 266 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit, duke përfshirë 117 fëmijë.

Ndërkohë pamje të trishta vijnë nga spitalet në Gaza, ku trupat e fëmijëve janë të shtrirë në tokë, të mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Sipas medias AFP, janë trupat e 12 fëmijëve dhe 2 foshnjave. Në një foto edhe më prekesë duket një burrë i cili duke qarë mban në duar trupin e një fëmije.

Nuk dihet ende se si, kur dhe ku kanë vdekur njerëzit në foto. Spitali ndodhet në qytetin e vogël Deir Al Balah, i cili është goditur nga sulmet izraelite gjatë javës së kaluar. Qyteti është jashtë zonës veriore të evakuimit të Gazës që Izraeli u ka thënë civilëve të largohen dhe të ikin në jug – ai vazhdon të bombardojë Gazën qendrore dhe jugore.