45-vjeçari s’e lë rehat të riun në Fushë Kosovë, e kërcënon vazhdimisht: Kom me t’vra, kom me ta kallzu erën e barutit

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti ka kërcënuar virtualisht një 35-vjeçar.

Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se 35-vjeçari është ankuar në Polici se personi i dyshuar tash e një kohë nuk po e lë rehat, duke i dërguar mesazhe kërcënuese me fjalët ‘tregoma venin ku je se kom me të vra, kom me ta kallzu erën e barutit’.

Kjo kishte bërë që ai ta denoncojë rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

45-vjeçari i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim, por që i njëjti ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka mundur të deklarohet.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

You may also like