44-vjeçari hyri për t’u larë në liqenin e Ohrit, por gjeti vdekjen – Shqip

by admin
Spread the love

44-vjeçari me iniciale J.S. ka gjetur vdekjen në liqenin e Ohrit.

Policia bën me dije se dyshohet se viktima nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur për t’u larë në liqenin e Ohrit ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 44-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së sotme në fshatin Udënisht, Pogradec në liqenin e Ohrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës./tvklan.al

You may also like