4 ditë Superiore në Oversport dhe Tibo, kalendari i javës së pestë të kampionatit

by admin
Spread the love

Java e pestë e kampionatit shqiptar të futbollit vjen e ndarë në katër ditë në ekranin e Oversport dhe Tibo.

Të premten e 16 shtatorit në orën 16:00 do të jetë sfida Tirana-Teuta, ajo që të do nisë këtë javë të Abissnet Superiore.

Të shtunën do të luhen takimet Bylis-Egnatia dhe Erzeni-Laçi, ndërsa të dielën Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Kastriotin.

Java e 5-të do të mbyllet të hënën me superndeshjen Kukësi-Partizani, që do të luhet në orën 15:00 në “Kukës Arena”.

Të pesta takimet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv

16 shtator

Tirana-Teuta (ora 16:00)

17 shtator

Bylis-Egnatia (ora 15:00)

Erzeni-Laçi (ora 17:45)

18 shtator

Vllaznia-Kastrioti (ora 17:45)

19 shtator

Kukësi-Partizani (ora 15:00)

You may also like