4 ditë Serie A në Oversport dhe Tibo, spikasin sfidat Roma-Napoli dhe Fiorentina-Inter

by admin
Spread the love

4 ditë të mbushura me magjinë e Serie A vijnë në Oversport dhe Tibo, pasi do të luhen në fundjavë ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit italian.

Kjo javë e Serie A do të startojë të premten në mbrëmje me sfidën Juventus-Empoli, ndërsa të shtunën do të zbresin në fushë Milani dhe Interi. Kuqezinjtë i pret një sfidë me aromë derbi, pasi në “San Siro” do të vijë Monza e Berlusconit dhe Gallianit, ndërsa zikaltërit një transfertë e vështirë në “Franchi” përballë Fiorentinës.

E diela sjell 4 sfida të Serie A në ekranin e Oversport dhe Tibo, ku spikat përballja mes Romës dhe Napolit, por edhe sfida Atalanta-Lazio.

Kjo javë do të mbyllet të hënën me takimet Cremonese-Sampdoria dhe Sassuolo-Verona. / Oversport.tv

You may also like