300 fitore në karrierë për trajnerin e Juves, Alegri: Asgjë nuk është e pamundur për ne

by admin
Spread the love

“Asgjë nuk është e pamundur. Dhe ky fakt, për të shkuar përtej të arritshmes të ndez brenda vetes një vetëbesim që dhuron mbrëmje të tilla dhe gjëra që pak i kishin menduar. Kjo vlen në çdo aspekt të jetës”.

Masimiliano Alegri nis të buzëqeshë siç duhet, sepse kundër Leçes përveç se merr kreun dhe këtë kryesim të vetëm do ta shijojë deri në fundjavën e ardhshme të paktën, feston në të njëjtën kohë edhe 300 fitoret personale në karrierë (përpara tij vetëm Xhovani Trapatoni me 352 dhe Nereo Roko me 302): “Jam i lumtur për këtë shifër, por kjo i përket të gjithë lojtarëve të mi që kam stërvitur në karrierë, nga i pari te i fundit dhe i falënderoj. E quaj veten me fat që kam pasur të bëj me lojtarë të jashtëzakonshëm, por tani të përqendrohemi te ndeshjet e radhës që na presin. Më në fund në krye? Për ne do të jetë e rëndësishme që të shkojmë në duelin direkt me Interin (më 4 shkurt) në një pozicion të tillë.

Dhe kjo vlen mbi të gjitha për të mbajtur sërish e ritheksoj, sa më larg skuadrën e pestë të renditjes. Unë e thashë se nuk ka gjëra të pamundura, por kjo nuk do të thotë se kam ndryshuar mendim. Kundër Leçes pati disa momente në të cilat ne e ulëm përqendrimin dhe rrezikuam disi. Dhe nëse në ndeshje si kjo pëson gol, pastaj bëhet edhe më e vështirë se Everesti për të fituar. Ne stërvitemi çdo ditë për të qenë sa më gati, për të fituar sa më shumë ndeshje që të mundemi.

Duhet të mësojmë dhe ta perfeksionojmë idenë e menaxhimit të ndeshjeve, në varësi të kundërshtarit, pasi kjo është shumë e rëndësishme. Por sivjet kemi një cilësi, e cila na bën që pas momenteve të vështira përveç se të vuajmë dimë të rindizemi, të reagojmë dhe madje pas 2-0 arritëm që të shënojmë edhe golin e tretë. Kjo është e rëndësishme që të kërkosh më shumë nga vetja deri në fund. Pas dy vitesh pa trofe, ndoshta jemi bërë të ndërgjegjshëm, ndoshta më shumë se kjo kemi larguar mendjemadhësinë e të menduarit se mund të fitonim sërish menjëherë, por tani të gjithë ndoshta e kuptojnë se sa e vështirë është të fitosh një kampionat”, përfundoi Alegrit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like