28 shtete firmosën një marrëveshje që ka si qëllim parandalimin e rrezikut nga modelet AI

by admin
Spread the love

Përfaqësues dhe kompani nga 28 shtete, përfshirë SHBA-në, Kinën, si dhe BE-në, nënshkruan paktin që synon të parandalojë rreziqet që vijnë nga modelet AI. Qeveritë ndërkombëtare nënshkruan marrëveshjen e “parë në botë” për inteligjencën artificiale (AI) në një samit global në Mbretërinë e Bashkuar për të luftuar rreziqet “katastrofike” që mund të paraqesë teknologjia.

Gjatë Samitit të Sigurisë së AI, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të investonte në një superkompjuter AI, ndërsa shefi i Tesla dhe X, Elon Musk tha në këtë event AI është “një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin“. Megjithatë, shumë persona në komunitetin e teknologjisë nënshkruan një letër të hapur duke bërë thirrje për disa qasje të ndryshme- duke filluar që nga open source deri në open science si dhe që shkencëtarët, udhëheqësit e teknologjisë dhe qeveritë të punojnë së bashku.

The Bletchley Declaration on AI safety synon të trajtojë rreziqet e të ashtuquajturave modele AI – modelet e mëdha gjuhësore të zhvilluara nga kompani të tilla si OpenAI apo Google. Kjo teknologji ka potencialin për të dëmtuar seriozisht, madje dhe me pasoja katastrofike për njerëzimin, sipas liderëve në këtë event.

Ne nuk jemi më të fortë apo më të shpejtë se krijesat e tjera, por jemi më inteligjentë. Dhe ja ku jemi, për herë të parë me të vërtetë në historinë njerëzore, me diçka që do të jetë shumë më inteligjente se ne.” tha Elon Musk.

You may also like