234 raste të reja, 1491 të shëruar nga KOVID-19 në RMV

by admin
Spread the love




Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit prej 1.318 testimeve të bëra, kanë rezultuar 234 raste të reja pozitive me kovid-19, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup me gjithsej 180 raste, ndërsa prej numrit të përgjithshëm të infektimeve 31 raste janë riinfektime. Në periudhën e njëjtë kohore, 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa sipas regjistrit ‘Termini Im’, edhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në periudhën kohore prej 14.02 deri më 18.02.2022. Ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit 1.491 persona janë shëruar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 293.559, i të shëruarve në 278.326, të vdekurve në 8.915, ndërsa numri i rasteve aktive momentalisht rezulton në 6.318. /SHENJA/


You may also like