200 milionë £ për revolucionin: United projekton 12 largime, kush afrohen

by admin
Spread the love

Erik ten Hag është zyrtarisht trajneri i Manchester United dhe në verë pritet të ndodhë një revolucion. “Mirror” liston emrat e 12 futbollistëve që do të largohen nga “Djajtë e kuq”.

Paul Pogba, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata dhe Lee Grant dalin lojtarë të lirë dhe për ta nuk do të ketë rinovime kontratash.

Të paktën edhe 6 lojtarët të tjerë pritet të largohen dhe ata janë Aaron Ëan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones, Alex Telles, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.

Të gjitha këto lëvizje do të hapin rrugën për shumë afrime dhe fondi për momentin është 200 milionë paund.

Objektivat janë emra të njohur, si Harry Kane, Declan Rice, Darëin Nunes dhe Ruben Neves. Ndërkohë pritet që të rikthehet edhe Donny Van de Beek, momentalisht i huazuar tek Everton. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like