1894 thirrje gjatë 24 orëve të fundit në QMK – Pavarësisht temperaturave të ftohta, ende ka zjarre të hapura! – Shqip

by admin
Spread the love

Vetëm në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimin e Krizave ka pranuar gjithsej 1894 thirrje në numrin e emergjencës 112. Nga kjo shifër, 35.6% konsiderohen thirrje “reale”, ndërsa 64.94% janë për nevoja të tjera qytetarësh që nuk janë të urgjencës. Nga QMK për Klan Maqedoni thonë se edhe krahas temperaturave të ulëta, është bërë ndërhyjnë edhe për shuarjen e zjarreve.

“Më pak për zjarre ndërsa më shumë për punë të tjera të cilat i shkakton moti i ftohtë, dëbora e kështu me radhë… por krahas temperaturave të ftohta zjarre ende ka ndërsa në ambientet urbane ka pasur zjarre të oxhaqeve dhe atë nga një ose dy në dy, gjë e cila është rrezik potencial që përmes çatisë të shpërndahet zjarri në të gjithë objektin ose shtëpitë”, tha për KlanM, ilija Bojarovski nga QMK.

Gjatë mëngjesit të sotëm raportohet edhe për një rast më të veçantë, kur në rrugën Strumicë – Penda Vodoça kalimtarët kanë parë një automjet të dalë nga rruga në një hapësirë të thellë rreth pesë metra. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë person. Autoritetet më pas kanë kuptuar se dy të rinjtë në automjet, vetë janë larguar për tu mjekuar.

“Në automjet ka pasur dy persona të cilët fatmirësisht nuk kanë qenë të lënduar. Punohet në tërheqjen e automjetit. Kanë qenë të rinj të cilët kanë ikur nga automjeti, por ato që e kanë paraqitur, kanë menduar se ka pasur edhe dikush, prandaj zjarrfikësit dhe policia për një kohë kanë kërkuar në territorin rreth automjetit, derisa janë informuar se çfarë ka ndodhur”, tha Bojarovski.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat po ashtu kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nga thirrjet e regjistruara në numrin 112, 53.55% janë drejtuar në polici, 37.23% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, dhe 6.49% tek zjarrfikësit./KlanMacedonia

You may also like