15 të vdekur, 36 të plagosur në tragjedinë e autobusit të emigrantëve në Meksikë (fotot)

by admin
Spread the love

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën qendrore të Meksikës që përdoret shpesh nga trafikantët për transportin e emigrantëve ilegalë.

Autobusi i mbushur kryesisht me emigrantë nga Venezuela besohet se u përplas me një kamion mallrash sot në Meksikën qendrore, ku mbetën të vrarë 15 pasagjerë dhe 36 u plagosën, sipas autoriteteve.

Zyrtarët e shtetit të Puebla nuk saktësonin sesa nga viktimat ishin emigrantë, por qeveria tha se shumica e pasagjerëve ishin nga Venezuela.

Aksidenti i rëndë ndodhi sot herët në autostradën që shkon drejt shtetit të Oaxaca.

Zyrtarët vendas thonin se trafikantët shpesh përdorin automjete dhe shoferë të pasigurtë për transportin e rrezikshëm të emigrantëve ose duke i ngjeshur ata në numra të mëdhenj për t’iu shmangur policisë, siç ka ndodhur dhe në raste të tjera të ngjashme.

Hetimet per ngjarjen vijojnë.

Në korrik pesë emigrantë nga Honduras u vranë dhe 18 u plagosën në një aksident teksa udhëtonin drejt Gjirit jugor të Meksikës.

Ndërsa në shkurt 17 emigrantë u vranë kur autobusi me të cilin udhëtonin u përplas pranë Puebla.


Top Channel

You may also like