15 Pro Max më i shtrenjti, si janë rritur çmimet që nga iPhone i parë e deri më sot – Shqip

by admin
Spread the love

Me çmime që fillojnë nga 1199 dollarë , iPhone 15 Pro Max i ri që Apple zbuloi së fundmi është celulari më i shtrenjtë që kompania ka nxjerrë në treg deri më tani.

Zyrtarisht, Apple deklaron se çmimi i modelit Pro Max me 256 GB memorie është i njëjtë me vitin e kaluar.
Por meqenëse kompania ka vendosur të heqë modelin më të lirë 128 GB, rrjedhimisht ka rritur çmimin minimal që dikush duhet të paguajë për të marrë një Pro Max me 100 dollarë në krahasim me vitin e kaluar.

Vihet re se iPhone 15 fillon nga 799 dollarë dhe iPhone 15 Plus me përmasa më të mëdha nga 899 dollarë. Grafiku i Axios tregon rritjen e ndjeshme të çmimeve të iPhone gjatë viteve të fundit.

Sa i përket çmimeve në Evropë, ato ende nuk janë bërë të ditura, por sipas raportimeve të mediave, iPhone 15 do të fillojë nga 949 euro në Gjermani dhe iPhone 15 Pro Max nga 1449 euro. Apple po kërkon të shtyjë blerësit drejt modeleve Pro, të cilat u hodhën në treg për herë të parë në 2019, duke rritur të ardhurat e kompanisë.

Në fakt, Apple ka rritur të ardhurat e saj me të paktën 44% që nga viti 2019, ndërsa dërgesat e produkteve të saj janë rritur vetëm me 15% gjatë së njëjtës periudhë, siç vërehet nga Wall Street Journal.

iPhone vijon të përbëjë rreth gjysmën e të ardhurave të Apple.

You may also like