13 mijë njerëz të evakuuar pas shpërthimit të vullkanit Mayon në Filipine

by admin
Spread the love

Rreth 13,000 njerëz janë evakuuar në veri-lindje të Filipineve pasi vullkani më i famshëm i vendit, Mayon, po lëshonte llavë.

Përmes kamionëve dhe karrocave të tërhequra nga buajt, njerëzit që jetonin brenda zonës së përhershme të rrezikut ose në rreze prej gjashtë kilometrash, u larguan drejt strehimoreve.

Mayon filloi të derdhte llavë javën e kaluar. Por evakuimet filluan vetëm gjatë fundjavës pasi aktiviteti vullkanik u intensifikua, duke ngritur alarmin.

“Më shumë njerëz mund të evakuohen nëse Mayon vazhdon të nxjerrë llave në ditët në vijim”, tha Teresito Bacolcol, kryevullkanologu i vendit.

E vendosur në një gadishull bujqësor të quajtur Bicol, Mayon është ndër vullkanet më aktivë të vendit. Javët e fundit është shoqëruar me tërmete të shpeshta dhe shkëmbinj që bien nga krateri i tij.

“Ekziston rreziku i një rryme të shpejtë të gazeve vullkanike dhe shkëmbinjve nga krateri,” tha Bacolcol për mediat lokale. “Do të jetë e vështirë t’i kapërcesh ato rryma.”

Një shpërthim në 1814 vrau 1200 njerëz dhe varrosi një qytet të tërë. Por perimetri u shpall jashtë kufijve, duke rezultuar në më pak viktima pas shpërthimeve të fundit në 2013 dhe 2018.

Mayon, të cilin Guinness e përshkruan si vullkani “më konik” në botë, është një nga vendet turistike më të e preferuar.


Top Channel

You may also like