12 ekipe kalojnë fazën në Europa e Conference League – Shqip

by admin
Spread the love

Leverkusen kualifikohet me pikë të plota

Bayer Leverkusen arriti një tjetër fitore në fazën e grupeve të Europa League dhe është me pikë të plota në krye. Skuadra e Aspirinave mundi 2 – 0 Hacken në transfertë.

Liverpool siguroi kalimin në turin tjetër si i pari në Grupin E me fitoren 4 – 0 ndaj Lask. Deri më tani janë konfirmuar 14 ekipe në fazën e 1/8 të Europa League ku nuk mungojnë edhe fitues të mëparshëm të aktivitetit.

Edhe në Conference League janë 12 skuadrat që e kanë të sigurtë kalimin me sukses të fazës së grupeve.

Shpresë edhe pse të pakët ka ende Ballkani i Suharekës pavarësisht humbjes 1 – 0 që pësoi në përballjen me Viktoria Plzen në “Air Albania”.

Skuadrës së Ilir Dajës i duhet fitore në ndeshjen e fundit në fushën e Dinamo Zagreb dhe që Astana që mos mundë Viktoria Plzen.

Një hap nga turi i ardhshëm mbetet Legia që u mund 2 – 1 nga Aston Villa. Golin për ekipin polak e shënoi Ernest Muçi. Java e fundit në Europa dhe Conference League do të luhet më 14 Dhjetor.

Tv Klan

You may also like