112 gola në 117 ndeshje që nga janari 2020, më mirë se “makineria” Haland është vetëm…

by admin
Spread the love

Vetëm Robert Levan dovski ka shënuar më shumë gola në pesë ligat më të mira të Europës se Erling Haland që nga debutimi i norvegjezit në Bundesligë. Sulmuesi norvegjez është golashënuesi më i mirë në pesë kampionatet më të mira të Europës në vitin 2023. Numri 9 i “qytetarëve” ka shënuar 112 gola në 117 paraqitje në kampionat për Borusian e Dortmundit dhe Mançester Sitin që nga janari 2020.

Ai e ka gjetur golin në Premier Ligë për kampionët e Anglisë me një rregullsi prej 1 goli për ndeshje (50 gola, 50 ndeshje) dhe kjo mesatare e jashtëzakonshme vijoi pas 62 golave që ai kishte shënuar në 67 ndeshje për Dortmundin gjatë dy sezoneve të tij e gjysmë në Gjermani.

Ende vetëm 23 vjeç, Haland e nisi jetën në majën e futbollit europian që në moshën 19-vjeçare, pasi befasoi te Red Bull Salcburgu në Austri dhe “Molde” në Norvegji.

Pesë kampionatet më të forta të kontinentit konsiderohen Premier Liga, Bundesliga e Gjermanisë, La Liga e Spanjës, Seria A e Italisë dhe Liga 1 e Francës. Levandovski, 35 vjeç, ka shënuar 122 herë në 127 ndeshje për Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut në të njëjtën periudhë katërvjeçare.

Rritja e Halandit do të thotë se ai është shumë përpara lojtarëve si Kilie Mbape (107 gola në 122 ndeshje), Herri Kejn (98 gola në 134 ndeshje) dhe Mohamed Salah (87 në 146 ndeshje).

Sulmuesi i Guardiolës është një “makineri golash” në Premier Ligë, që nga ardhja e tij në Angli në verën e vitit 2022. 50 golat e tij deri tani e kanë vendosur atë 17 gola përpara kundërshtarit më të afërt, Salah, i cili ka luajtur tetë ndeshje më shumë se Halandi.

Norvegjezi ka shënuar kundër 20 nga 21 skuadrat e Premier Ligës me të cilat është përballur deri tani, me vetëm një paraqitje pa gola kundër Brentfordi,t që i mohoi rekordin 100%.

Më produktiv, Levandovski është kundër skuadrave të Fulhamit dhe Mançester Junajtidit, duke shënuar pesë herë në tre ndeshje kundër secilës. Që nga nisja e sezonit të kaluar, ai ka shënuar 5 nga 16 trigolëshat total në kampionat.

36 golat e tij në Premier Ligë në sezonin 2022-2023 është një rekord në një sezon, ndërsa 52 golat e tij në të gjitha kompeticionet janë numri më i lartë i golave që ka shënuar ndonjëherë një lojtar për një klub të Premier Ligës. Ai e arriti kuotën e 50 golave në Premier Ligë, kundër Liverpulit në nëntor, duke iu nevojitur vetëm 48 paraqitje për të arritur atje.

Këtë kuotë e arriti më shpejt se 14 skuadra të Premier Ligës, duke përfshirë Arsenalin: “topçinjve” iu nevojitën 49 ndeshje për të shënuar 50 herë. Haland ka qenë i padisponueshëm në javët e fundit për shkak të një dëmtimi në këmbë, por do të shpresojë të ruajë këtë ritëm të jashtëzakonshëm të golave pas rikthimit të tij.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

You may also like