1 Maji/ Konfederata e Sindikatave të Lira nuk mori pjesë në protestën e LSM-së – Shqip

by admin
Spread the love

Protëstës së 1 majit të mbajtur sot nën organizimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë  nuk iu bashkua Konfederata e Sindikatave të Lira së bashku me 11 sindikata të degëve.

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Blagoja Ralpovski kërkoi nga partitë politike që t’i prezantojnë programet e tyre para kësaj sindikate.

“Ne sot nuk kemi para kujt të protestojmë. Kemi Qeveri teknike, do të kemi qeveri të re gjatë muajit të ardhshëm. Kërkojmë nga të gjithë që pretendojnë të jenë bartës të asaj qeverie, të vijnë dhe t’i prezantojnë programet e tyre para nesh”, tha Blagoja Ralpovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Ai tha se, viteve të fundit kanë bërë shumë protesta, por se sot kanë vendosur që të mos u bashkangjiten protestave.

“Është mirë që më në fund iu kujtua se duhet të dalin në rrugë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Por, mendoj se në të ardhmen nëse kemi raporte korrekte mes dy organizatave sindikale po, është e drejtë reale e dikujt dhe jo e drejtë e imponuar, që të mund të dalim së bashku në rrugë dhe të kërkojmë të drejtat tona”, tha Ralpovski.

Në protestën e sotme nuk ishte SASHK-u, Sindikata e Administratës dhe Gjyqësorit, Sindikata e Transportit dhe Lidhjeve, Sindikata e organizatave banesore – afariste, komunale dhe ekonomisë së ujërave dhe disa të tjera./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like