​Milani merr tri pikë të mëdha në udhëtim kundër Atalantas – Leao vazhdon me formën e lartë

by admin
Spread the love

Milani ka regjistruar tri pikë të reja në Serie-A pasi e ka mposhtur shumë më lehtë se sa pritej skuadrës e Gasperinit, Atalantën me rezultat 2-3.

Milani krijoi epërsi 1-0 në minutën e parë kur anësori Davide Calabria shënoi me të filluar ndeshja.

Epërsinë e “Rossonerëve” në 2-0 e thelloi mesfushori Sandro Tonali pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen vendase dy minuta para se të përfundonte pjesa e parë.

Një lojë shumë interesante u zhvillua edhe në pjesën e dytë. Rafael Leao e thelloi epërsinë e kuqezinjëve në 3-0 në minutën e 78, ndërsa Duvan Zapat e ngushtoi atë në 3-1 me golin e tij nga penalltia në të 86-tën, kurse Pasalic dridhi “Rossonerët” duke shënuar për 3-2 në minutat shtesë dhe me këtë rezultat edhe përfundoi kjo ndeshje.

Fitorja e mban Milanin në vendin e dytë pas shtatë ndeshjeve me 19 pikë, dy më pak se Napoli në vendin e parë dhe dy më shumë se Interi i vendin të tretë.

You may also like