Zyrtarizohen datat e sezonit 2023/2024, Serie A rikthehet në Oversport dhe Tibo në 4 janar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lega Serie A ka zyrtarizuar datat e fillimit dhe përfundimit të kampionatit të ardhshëm, për sezonin 2023/2024 të cilin mund të ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Sezoni i ardhshëm i kampionatit italian do të nisë të dielën e 20 gushtit të vitit 2023 dhe do të përfundojë të dielën e 26 majit të vitit 2024.

Kampionati italian aktualisht është pushim për shkak të Kupës së Botës, që po zhvillohet në Katar dhe do të rinisë në 4 janar të vitit të ardhshëm me 10 takime që janë programuar për tu zhvilluar në të njëjtën ditë.

Java e fundit e sezonit aktual do të luhet në fundjavën e 3-4 qershorit të vitit 2023, 2 javë më vonë krahasuar me një sezon më parë. Ndalesa e fundit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve është parashikuar të jetë nga 20 deri në 28 mars të vitit 2023. / Oversport.tv

Kalendari i javës së 16-të / 4 janar 2023

Salernitana-Milan            12:30

Sassuolo-Sampdoria       12:30

Spezia-Atalanta                14:30

Torino-Verona                  14:30

Lecce-Lazio                         16:30

Roma-Bologna                  16:30

Cremonese-Juventus    18:30

Fiorentina-Monza            18:30

Inter-Napoli                       20:45

Udinese-Empoli                                20:45

You may also like