SHBA – TikTok nën shënjestrën e autoriteteve amerikane

by admin
Spread the love

TIRANË, 26 prill /ATSH/- TikTok është në objektivin kryesor të autoriteteve në SHBA, pasi legjislacioni i ri parashikon ndalimin mbarëkombëtar të platformës, nëse kompania e saj mëmë me qendër në Kinë, “ByteDance” nuk heq dorë, sipas AP.

Sipas projektligjit, pronari i TikTok, “ByteDance”, ka nëntë muaj kohë për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.

Kjo do të ishte goditja më e madhe për aplikacionin e njohur, i cili është përballur me kufizime të ndryshme në mbarë botën.

TikTok është tashmë ndaluar pjesërisht ose totalisht në një numër vendesh të tjera, për shkak të shqetësimeve zyrtare se aplikacioni paraqet probleme për privatësinë dhe sigurinë kibernetike.

Këto shqetësime pasqyrohen edhe në projektligjin e SHBA-së, sipas të cilit udhëheqësit komunistë të Kinës mund të detyrojnë “ByteDance” të dorëzojë të dhënat e përdoruesve të SHBA-së.

TikTok ka njoftuar prej kohësh se nuk i ndan të dhënat me qeverinë kineze dhe se CEO i saj ka mbajtur një qëndrim sfidues. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like