Ançeloti i kërkon ekipit edhe një sforco: Duhen 7 pikë për titullin

by admin
Spread the love

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti e di fare mirë se skuadra e tij është fare pranë vijës së finishit në La Liga. Dhe përderisa nuk e ka arritur atë, italiani kërkon dhe pak sforco nga ekipi i tij. Pas dy sukseseve madhore kundër Mançester Sitit në Champions dhe Barcelonës në “El Clasico”, Reali do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë në Liga.

“Los blancos” janë të ftuar në San Sebastian, ku i pret Sociedadi. Ançeloti kërkon një hap më shumë drejt titullit, ku sipas llogarive të italianit mungojnë dhe 7 pikë. Ançeloti, në konferencën e tij për mediat ka folur edhe për qëndrimin e Ksavit te Barcelona, duke e cilësuar një vendim të drejtë e që reflekton punën e mirë të bërë prej tij. Ndërkaq, për këtë takim, Ksavi nuk do të ketë shërbimet e Xhud Bellingam që ka pasur probleme me stomakun.

SOCIEDADI “Shkojmë shumë të karikuar dhe të vetëdijshëm se jemi shumë pranë objektivit. Na mungojnë dhe 7 pikë për të qenë matematikisht kampionë të Spanjës. Por natyrisht që nëse e mbyllim më shpejt do të bishte më mirë”.

VAZHDIMËSIA E KSAVIT “Mendoj se Ksavi ka bërë një punë të shkëlqyer në Barcelonë dhe e njeh shumë mirë klubin. Më duket një vendim i drejtë”.

TITULLI “E preka pak më lart. Derisa matematika nuk na e jep titullin në La Liga, ne duhet të luftojmë. Jemi në një ecuri mjaft të mirë, prandaj është mjaft e rëndësishme që të vijojmë me këtë qasje deri në fund. Ne shkojmë për të fituar kundër Sociedadit, nuk ka dyshim”.

RROTACIONI “E kam menduar këtë, sepse jo të gjithë lojtarët janë rikuperuar plotësisht. Ndoshta duhet të mendoj diçka më shumë edhe për sa i përket portës. Më vjen mirë që Kurtua po ecën mjaft mirë me riaftësimin”.

VINICIUS “Një nga karakteristikat më të mira që ka është vazhdimësia e tij. Ai ka ende vend për përmirësim.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like