Zyrtarizimi çështje kohe, Napoli ka gjetur zëvendësuesin e Koulibaly

by admin
Spread the love

Kim Min-Jae është shumë pranë transferimit te Napoli. Klubi italian ka vendosur të paguajë klauzolën për lojtarin dhe shumë shpejtë mbrojtësi pritet të vihet nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Fenerbahce në prag të sfidës kundër Dinamo Kyiev. “Klubi i interesuar për Kim do të paguajë klauzolën e vendosur në kontratën e lojtarit”, tha Jorge Jesus.

Kështu me këtë deklaratë Napoli duket se ka mbyllur gjithçka ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Kim Min-Jae do të jetë zëvendësuesi i Kalidou Koulibaly i cili u largua në drejtim të Chelsea. /oversport.tv

Foto: Fenerbahçe, Facebook

You may also like