“Zyrtarisht” për Formula 1, Ibrahimoviç shfaqet në Arabinë Saudite dhe i vë kusht Piolit: Për rikonfirmimin duhet që…

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimoviç është shfaqur sot në Xhedah të Arabisë Saudite. Zyrtarisht, ai ishte thjesht një spektaktor për Çmimin e Madh të Formula 1 që zhvillohet gjatë kësaj fundjave në këtë vend. Por mediat italiane insistojnë se udhëtimi i tij atje është që bashkë me drejtues të tjerë të Milanit, të diskutojnë me fondin arab PIF që kërkon aksione brenda klubit kuqezi.

Para kamerave të “Sky Sport”, Ibra ka folur pak edhe për kuqezinjtë, duke u ngacmuar rreth të ardhmes së Stefano Piolit dhe nëse do të vazhdonte të ishte trajneri i skuadrës, meqë së fundmi është diskutuar shumë rreth kësaj situate.

“Çfarë nevojitet për ta konfirmuar? Duhet të vazhdojë ashtu siç po bën, po bën një punë shumë të mirë dhe jemi të lumtur me të”, tha ish-sulmuesi, tanimë këshilltari i Xherri Kardinale.

“Ndjehem mirë në rolin e ri, po rritem, po mësoj dhe po punoj. Nga dita në ditë, po bëj hapa para dhe përmirësohem gjithmonë. Por më pëlqen, më pëlqen kjo përgjegjësi dhe dua të jap sa më shumë që të jetë e mundur për Milanin”, tha Ibra para kamerave.

PANORAMASPORT.AL

You may also like