Zyrtari i lartë amerikan vjen nesër në Tiranë, Nazarko paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Vizita ka lidhje me 2 Kuvendet!

by admin
Spread the love

Ditën e nesërme do të vijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ai, vjen në Tiranë 2 ditë para thirrjes së Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ prej SHBA.

Gjithashtu pritet që zyrtari i lartë amerikan të vizitojë disa vende të tjera të Ballkanit. Kjo vizita e Escobar në Tiranë u komenta sot në rubrikën ‘Opinion’ nga analisti Mentor Nazarko.

“Vizita e Escobar ka karakter rajonal. Krahas vizitës në Shqipëri ai do të vizitojë Shkupin dhe Kosovën besoj. Duke pasur parasysh zhvillimet që po ndodhin në kuadër të PD e sfidojnë vendimmarrjen amerikane për shpalljen non grata të zotit Berisha, unë mendoj që vizita e tij ka lidhje me dy kuvendet, si duket nga data e zgjedhur që nuk është e rastësishme po të mbahet parasysh se ai ishte vetëm para pak javësh në rajon. Ai do të ndikojë që kjo vendimmarrje amerikane, të mos sfidohet dhe me gjasë do të ketë qëndrime publike në lidhje me Berishën dhe kuvendet. Pra, ai do të ndikoje që zhvillimet të cilat po ndodhin brenda PD të mos marrin atë kahje në të cilën sfidohet autoriteti i SHBA-ve, përkatësisht autoriteti i Ambasadës Amerikane dhe ambasadores që në mënyrë ‘de facto’ dhe de jure përfaqësojnë SHBA në Shqipëri. Se si do ta bëjë këtë ai, ka disa elementë të parathënë. E para është përdorimi i plotë i gamës së instrumenteve legalë që ligji amerikan parashikon, siç është ngrirja e pasurive, apo instrumente të tjerë. Një mënyrë tjetër, është dhe zgjerimi i listës me persona të tjerë, për ta bërë më të besueshëm dhe më të ekuilibruar këtë përfshirje në listën amerikane te një personazhi si Berisha që nuk është në pushtet prej 8 vitesh. Unë imagjinoj që armët që ka në dorë SHBA nuk janë të kufizuara për ato çfarë kemi parë ne, por pritet të bëhen publike në kuadër të Escobar edhe masa të tjera. Një zhvillim tjetër do të jetë dhe mbështetja e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Nazarko.

You may also like