Zyrtarët në Britani thotë se ‘nuk dinë ku ndodhen’ 6,000 azilkërkues të ardhur vitin e fundit

by admin
Spread the love

Të paktën 6,000 azilkërkues të ardhur ilegalisht në Britani janë zhdukur nga “radari” i autoriteteve, duke shkaktuar më shumë zemërim publik për çështjen delikate të emigracionit të pandalur në vend.

Në një komunikim të fundit u zbulua se ministria e brendshme thoshte se “emigrantët janë gjithsesi në Britani dhe po punojmë për të rivendosur shpejt kontakt me ta”, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Zhvillimi vjen pas kritikave se qeveria konservatore po fsheh të dhënat për përballimin e numrit të madh të emigrantëve, teksa monitoruesit thonë se kjo po ndikon te besimi i publikut.

Ministria e brendshme konfirmonte shifrat e komisionit parlamentar teksa opozita laburistë e quante zhvillimin “kaos e keqmenaxhim shokues”.

Në një letër për kryetaren e komisionit, zyrtarët e emigracionit Michael Tomlison e Tom Pursglove thonin se ishte e gabuar që të thuhej se emigrantët ilegalë ishin zhdukur në Britani, por konfirmonin se 5,598 azilkërkues mbeteshin në vend duke lëvizur të lirë, prandaj “po merren masa për të rivendosur kontaktet me ta”.

Laburistja opozitare Yvette Cooper tha për çështjen: “Këto deklarata shokuese tregojnë se qeveria ka humbur rreth 6,000 azilkërkues dhe nuk e di se ku ndodhen”.

“Fakti që mijëra njerëz lejohen të zhduken në ekonominë ilegale ose shfrytëzohen nga grupet kriminale tregon për kaosin dhe keqmenaxhimin e konservatorëve”.

Zhvillimi vjen teksa numri i refugjatëve që fitojnë statusin e azilantit ka ardhur në një rritje të frikshme që prej nisjes së regjistrimeve 40 vjet më parë, shkruan rrjeti Daily Mail.

Shifrat tregojnë se 38,761 refugjatë kanë fituar statusin e azilantit sivjet në Britani, që është më shumë se kulmi i krizës në fillim të viteve 2000.