Zyrtarët italianë thonë se kulla mesjetare e anuar e Bolonjës ‘mund të shembet’

by admin
Spread the love

Një kullë e mrekullueshme mesjetare në qytetin e Bolognës në veri të Italisë është mbyllur nga zyrtarët vendas prej frikës së mund të shembet.

Autoritetet kanë nisur ndërtimin rreth kullës së famshme Garisenda të shekullit të 12-të, të një barriere gjigante 5 metra të lartë sipas tyre për të ndaluar inertet në rast shembjeje.

Kulla 47 metra e lartë ka tashmë një kënd animi prej 4 gradësh dhe monitorimet kanë gjetur rritje të animit.

Kulla Garisenda është një nga dy kulla të lashta misterioze që dominojnë linjën ajrore të Bologna. Kulla tjetër Asinelli, është sa gjysma e lartësisë së të parës dhe gjithashtu ka një anim të vogël, por është e hapur për t’u vizituar e ngjitur nga turistët, shkruan BBC.

Strukturat janë ndërtuar mes viteve 1109 e 1119, kur besohet se ka pasur dhe shumë të tjera ai ato.

Lartësia e Garisenda besohet se është reduktuar në shekullin e 14-të prej nisjes së animit, sipas raportimeve. Ajo përmendet dhe në poemën Komedia Hyjnore e shkrimtarit klasik Dante, e cila është shkruar në 1321.