(VIDEO) 55 vjetori i themelimit dhe zhvillimit të diplomacisë së RMV-së

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Jashtme sot shënon 55 vjetorin e themelimit të saj. Ministri i këtij dikasteri,  Bujar Osmani, mbajti një konferencë për media, duke faleminderur të gjithë diplomatët dhe të punsuarit, pasi siç tha, i përmbushin me cilësi të lartë detyrimet e punës. Ai përmendi edhe disa të arritura nga Ministria që drejton ai në katër vitet e fundit.

BUJAR OSMANI,MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“U bëmë antarë të NATOS, filluam negociatat me BE-në, arritëm përputhje të plotë me 100 për qindë me politikat e jashtme të BE-së, filluam dialogun strategjikë me SHBA-në, iu përgjigjëm me sukseses kërcënimeve, pra nga agresioni rus ushtarak në Ukrainë. Aktivitetet tona të sukseshme diploamtike në mbështetje të Ukrainës në çdo nivel, bëmë ndryshime të dukshme në kuadrin rajonal, duke inicuar iniciativa të reja siç është B6, I8 dhe në mbështetje të projekteve investuese të korridorit 8”.

Osmani gjithashtu tha se janë bërë edhe anëtarë me të drejta të plota në bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi dhe siç tha, kanë mbushur përfaqësit diplomatike dhe konzulore me kuadër të nevojshëm.

Minsitri i Punëve të Jashtme tha se zakonisht në këto përvejtorë, ka organizime më të mëdha siç janë, zgjedhin diplomatin e vitit dhe ndajnë shpërblime, por pasi jemi në fushatë parazgjedhore, kjo nuk lejohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like