Zyrtarët britanikë: Vdekja e Prigozhin lë hapësirë lidershipi

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të ketë një hapësirë lidershipi pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni privat që u rrëzua pas nisjes nga Moska. Ai kishte udhëhequr një rebelim të dështuar kundër Presidentit Vladimir Putin në qershor.

Zyrtarët britanikë të mbrojtjes janë shprehur se hiperaktiviteti i tij, përpjekja për rezultate dhe brutaliteti ekstrem nuk ka gjasa të krahasohen nga ndonjë udhëheqës i ardhshëm i grupit Wagner.

Ata thonë se vdekja e tij me siguri do të kishte një efekt destabilizues, veçanërisht sepse dy udhëheqës të tjerë të Wagner,  Dimitry Utkin dhe Valery Chekalov, që vdiqën në aksident.


Top Channel

You may also like