Zyrtare: Zekirija Ramadani trajneri i ri i Gjilanit

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Gjilanit. 44-vjeçari dhe drejtuesit e klubit kosovar kanë gjetur marrëveshjen mes tyre duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44-vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuqebardh”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: SC Gjilani Facebook

You may also like