Zyrtare, Teuta afron me parametra zero ish-mbrojtësin e Laçit

by admin
Spread the love

Albi Alla është lojtari më i ri i skuadrës së Teutës.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi durrsak përmes rrjeteve sociale, ku thekson se ish-mbrojtësi i Laçit do të nisë një eksperiencë të re me “Djemtë e Detit”, me të cilët është bashkuar me parametra zero.

“WELCOME ALBI ALLA! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Laçit.”-shkruan Teuta.


Top Channel

You may also like