Zyrtare: Spalletti siguron një mbrojtës, Napoli blen Ostigard nga Brighton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas largimit të mbrojtësit kryesor Kalidou Koulibaly, Napoli ka zyrtarizuar një afrim në mbrojtje. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Genoas, Leo Ostigard.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Napoli me anë të një postimi në faqen zyrtare edhe pse ishte lajmëruar më parë nga vetë presidenti Aurelio De Laurentiis. Ostigard ishte në pronësi të klubit anglez, Brighton.

Sakaq, Ostigard nuk është i vetmi mbrojtës që do t’i bashkohet Napolit në këtë merkato vere. Sipas mediave italiane, Spalletti ka kërkuar që të afrohet gjithashtu edhe një tjetër mbrojtës, me Kim që qëndron objektivi kryesor. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like