Zyrtare, Sampdoria rinovon me Bereszynski deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Sampdoria ka rinovuar kontratën me mbrojtësin polak, Bartosz Bereszynski. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“U.C. Sampdoria njofton se ka rinovuar kontratën në lidhje me të drejtat për paraqitjet sportive të lojtarit Bartosz Bereszynski. 158 paraqitje dhe një gol me fanellën tonë – iu bashkua klubit të Sampdorias deri më 30 qershor 2025”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Një lëvizje disi surprizë kjo pasi më parë largimi i Bereszynski konsiderohej si diçka e sigurt. Megjithatë, duket se ai e ka bindur klubin me paraqitjet e tij dhe tashmë rinovimi ka ardhur deri në vitin 2025. /oversport.tv

You may also like