Zyrtare: Prof. Dr Kushtrim Ahmeti rektor i ri i Universitetit të Tetovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prof.Dr. Kushtrim Ahmeti është zgjedhur në postin e u.d. rektor i Universitetit të Tetovës. Ai është votuar njëzëri nga Senati i UT-së, njofton zyrtarisht Universiteti i Tetovës.

Kushtrim Ahmeti deri tani ka qenë edhe në postin e kryetarit të senatit dhe më parë edhe prorektor i UT-së. Ai deri më tani ka ligjëruar në Fakultetin e Filozofisë. Ahmeti ka arritur nivelet më të larta shkencore akademike, dhe se mban titull e doktorit të shkencave sociale.

Kushtrim Ahmeti i takon gjeneratës së re të Profesorëve. Ai shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Kumanovë ka mbaruar studimet deri diplomike dhe master në UT ndërsa ka Doktoruar në Universitetin e Tiranës. Jeton dhe vepron në Tetovë.

Rektori i ri është gjenerata e re e dhe frymë e re në këtë institucion. Vlen të përmendim se retkori i ri i parë që zgjidhet në këtë post vjen pikërisht si i diplomuar nga vet Universiteti i Tetovës.

https://unite.edu.mk/wp-content/uploads/2018/03/Kushtrim-Ahmeti-CV.pdf

You may also like