Zyrtare: Paolo Zanetti është trajneri i ri i Empolit

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Paolo Zanetti është trajneri i ri i skuadrës së Empolit. Pas largimit të Aurelio Andreazzoli flitej se ish-tekniku i Venezias do të zinte vendin e tij dhe ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi i këtij lajmi.

“Klubi i Empolit njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Paolo Zanettit. Tekniku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan.

Kujtojmë se këtë sezon nën drejtimin e Andreazzolit, tek Empoli shkëlqeu “kolonia” shqiptare sidomos Asllani dhe Bajrami. Të shpresojmë që djemtë kuqezi do të vazhdojnë me paraqitjet e tyre dinjitoze edhe nën drejtimin e Zanettit. / Oversport.tv

You may also like