JEMEN – Huthi godasin një cisternë nafte në Detin e Kuq

by admin
Spread the love

SANA, 27 prill /ATSH-ANSA/ – Një çisternë nafte e quajtur ‘Andromeda Star’ u dëmtua pasi u shënjestrua me raketa të shumta në brigjet e Jemenit, të cilin e mori përsipër grupi jemenas i mbështetur nga Irani.

Në sulmin e parë, anija pësoi një shpërthim në afërsi të anijes, i cili u ndje nga ekuipazhi në bord”, theksoi agjencia e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, Operacionet e Tregtisë Detare (Ukmto).

Sulmi i dytë me dy raketa shkaktoi dëme.

Irani ka liruar 25 anëtarët e ekuipazhit të anijes së kontejnerëve MSC ‘Ariel’ që mbante flamurin portugez, por “e lidhur me Izraelin”, e kapur më 13 prill nga Garda Revolucionare në Ngushticën e Hormuzit.

Anija u mor me forcë disa ditë pas sulmit që i atribuohej Izraelit kundër konsullatës iraniane në Damask. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like