Zyrtare: Muriqi e mbyll me Lazion, do të vazhdojë aventurën e tij në Spanjë

by admin
Spread the love

Nuk ka më dyshime e ardhmja e Vedat Muriqit pasi tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Sulmuesi i Kosovës dhe Lazio kanë ndarë përfundimisht rrugët.

Muriqi është rikthyer sërish te Mallorca ku shkëlqeu gjysmën e sezonit të kaluar , ndërsa ishte huazuar nga Lazio. Tashmë ai do të vazhdojë aventurën e tij në Spanjë dhe lajmin e kanë komunikuar të dyja klubet që kanë arritur marrëveshjen.

Muriqi shënoi 5 gola në aventurën e tij kur ishte në formë huazimi te Mallorca duke e ndihmuar edhe të arrinte mbijetesën. Sipas mediave spanjollët kanë paguar rreth 10 milionë euro për kartonin e Muriqit. /oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like