E dhimbjshme/ Futbollisti 20-vjeçar në pronësi të skuadrës së La Ligës bie në… koma

by admin
Spread the love

Një lajm i trishtë raportohet nga Spanja! Feliks Garreta, qendërmbrojtësi i Amorebieta, një klub që luan në ligën e dytë spanjolle, i huazuar nga Betis, ndodhet në koma.

Sipas Cadena SER, futbollisti ka pasur një marrje mendsh të papritur dhe për pasojë ka goditur kokën. Aksidenti në familje ka ndodhur teksa ai ishte në shtëpinë e tij në Barcelonë dhe prognoza është ende e rezervuar. 

Tani situata është shumë e rëndë. Shokët janë njoftuar mëngjesin e sotëm për situatën delikate dhe të gjitha aktivitetet e sotme janë ndërprerë. 

Këtë sezon Garreta ka bërë 33 paraqitje, nga të cilat 31 në ligë dhe 2 në Copa del Rey, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 1 asistim. Në karrierën e tij ai krenohet edhe me 2 paraqitje për Betis, njëra prej të cilave ishte në Kupë dhe një në La Liga. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like