Zyrtare: Mesut Ozil qëndron në Turqi, transferohet tek Istanbul Basaksehir

by admin
Spread the love

Futbolli është me të vërtetë i paparashikueshëm. Vetëm pak ditë më parë Mesut Ozil shkruante në Instagram: “Do të mbyll karrierën time te Fenerbahce”, ndërsa tashmë mesfushori turk është zyrtarisht një lojtar i Istanbul Basaksehir.

Pasi prishi kontratën që e lidhte me Fenerbahce, mesfushori 33-vjeçar vendos që të qëndrojë sërish në Superligën turke.

Ish-lojtari i Arsenal dhe Real Madrid ka firmosur me skuadrën tjetër të Stambollit, Istanbul Basaksehir, që ka zyrtarizuar blerjen e tij me një video në faqen zyrtare në Twitter. / Oversport.tv

Foto: Mesut Özil Twitter

You may also like