Zyrtare: Granovskaia largohet nga Chelsea, ishte krahu i djathë i Abramovich

by admin
Spread the love

Përfundon zyrtarisht aventura e Marina Granovskaia si drejtuese ekzekutive e Chelsea. Me blerjen e klubit nga Todd Boehly, disa drejtues janë larguar, ndër ta edhe Granovskaia e cila ka qenë pjesë e klubit që prej vitit 2013.

E njohur edhe si krahu i djathtë i Roman Abramovich, Marina megjithatë, do të qëndrojë në dispozicion të londinezëve edhe për këtë sesion të merkatos. Ka qenë vetë Chelsea me anë të një komunikate zyrtare që ka publikuar këtë informacion.

Ndërkohë që vendin e Granovskaia do ta mbajë përkohësisht vetë presidenti i ri i klubit, Todd Boehly. Përveç Marinas, nga Chelsea është larguar më parë edhe një tjetër drejtues. Bëhet fjalë për Bruce Buck. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

 

You may also like