Zyrtare: Florent Avdyli largohet nga FC Prishtina

by admin
Spread the love

FC Prishtina dhe futbollisti Florent Avdyli e ka ndërprerë kontratën e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Avdyli 28-vjeçar i’u bashkua Prishtinës në verën e vitit që po lëmë pas (2021) duke ardhur nga Teuta e Durrësit për të nënshkruar kontratë për dy vite.

Avdyli u paraqit në tetë ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën.

Florenti e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist.

SHF Kurda KEK-u, Ramiz Sadiku, Hajvalia, Feronikeli, Trepça, Liria, Teuta dhe së fundmi Prishtina janë klubet në të cilat është paraqitur deri më tash Florent Avdyli.

Nga Prishtina në këtë dimër janë larguar zyrtarisht edhe Besart Berisha, Kristi Vangjeli dhe Olt Mehmeti. Në ditët në vijim priten edhe largime të tjera, por edhe përforcime. 

You may also like