Zyrtare: Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos

by admin
Spread the love

Ka ardhur edhe njoftimi zyrtar: Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Beneventos, klub që militon në Serie B dhe që ka në radhët e tij edhe mbrojtësit shqiptar Frédéric Veseli.

“Benevento njofton se i ka besuar detyrën e teknikut të skuadrës së parë Fabio Cannavaro. Trajneri do të prezantohet nesër në orën 17:00”, shkruhet në njoftimin e klubit italian.

Cannavaro, që zë vendin e të shkarkuarit Fabio Caserta, ka drejtuar më parë Guangzhou, Al-Nassr, Tianjin Quanjian dhe kombëtaren e Kinës.

Një detyrë e vështirë e pret ish-kapitenin e kombëtares italiane të futbollit, pasi duhet të nxjerrë nga kriza Beneventon, që ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 6 javët e para të Serie B. / Oversport.tv

Foto: beneventocalcio.club

You may also like