Leverkusen thyen mitin e Benfikës së Eusebios pas 59 vitesh, kampionët e Gjermanisë nga një tjerët “planet”

by admin
Spread the love

Bajer Leverkusen më në krye “maestro” Ksabi Alonson ka thyer çdo tabu dhe “ligj” normal të futbollit në tokën gjermane e më gjerë.

Bundesliga kishte marrë nuancat e një kompeticioni ku Bajern Mynih nuk njihte rival në dekadën e fundit. Por Granit Xhaka me shokë jo vetëm i rrëzuan nga froni, por kanë 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet që nuk humbin, konkretisht nga nisja e edicionit 2023-2024. Ata e nisën këtë marshim ndaj Teutonia Otensen, Kupë, e përfunduar 8-0. Më pas kalvari është shtrirë në Bundesligë dhe Europa Ligë. Dueli me Frankfurtin i dha udhë një arritjeje historike në librat e artë të historisë së futbollit.

Specifikisht ata numërojnë 48 prezenca radhazi pa disfatë, duke barazuar Benfikën e Eusebios në ciklin 1963-1965. Granit Xhaka mori nota protagonisti kundër “shqiponjave” të Frankfurtit. Pikërisht goditja e fort nga jashtë zone e mesfushorit me origjinë kosovare zhbllokoi rezultatin. Më pas shënoi për “aspirinat” bomberi Patrik Shik. Fraksioni i dytë i lojës dha tre gola të tjera, kësaj radhe me autorë Palacios, Frimpong dhe Bonifejs. Nëse Bajer del i pamposhtur me Romën të enjten në takimin e kthimit të fazës gjysmëfinale (Europa Ligë), atëherë do të jenë të vetëm në majë të Europës në bazë të statistikës së mësipërme.

REKORDI – U mendua se Benfika e Eusebios nuk kishte për tu arritur kurrë nga një klub tjetër, të cilët rezistuan pa shijen e humbjes përgjatë 48 ndeshjeve midis viteve 196-1965. Megjithatë Leverkuseni i “arkitektit” Ksabi Alonso ia kanë dalë të skalis të dhënat fenomenale. Saktësisht u deshën 59 vite që një skuadër të përsëriste Benfikën në kategorinëe të “pathyeshmit”. DinamoZagreb është befasia më e madhe. Klubi ballkanas regjistron 45duele midis periudhës 2014-2015, sikurse Rijeka në 2016-2017. Rejnxhërs dhe Juventusi mbajnëvendin e 5-të dhe 6-të. Milani i sezonit 1991-1992 dhe AjaksAmsterdam kanë mbledhur 42ballafaqime pa rezultate negativ rresht. Kurrë në historinë efutbollit elitar nuk ka ndodhur që një ekip ta mbyll sezonin pahumbje, ndërsa Leverkusen i katë gjitha “kartat” për ta finalizuar, e ku do i vinte kapak tripletës madhështore.

fdsff

PANORAMASPORT.AL

You may also like