Zyrtare: Egnatia godet në merkato, Sherri dhe Musta blerjet e reja

by admin
Spread the love

Egnatia po tregohet shumë aktive në merkato dhe gjatë ditës së sotme klubi nga Rrogozhina ka njoftuar se ka arritur akordin me 2 lojtarë të spikatur të Superiorës.

Emiljano Musta dhe portieri Alen Sherri do të luajnë për Egnatian sezonin e ri. “Klub Futboll Egnatian njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, cili pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Pak minuta më vonë njoftohet edhe blerja e Sherrit: “Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar për dy sezone me portierin e talentuar Alen Sherri. Shkodrani pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi”. / Oversport.tv

You may also like