Zyrtare: Egnatia gjen menjëherë trajner të ri, në stol ulet Edlir Tetova

by admin
Spread the love

Pas largimit nga stoli i  Egnatias të Zekirija Ramadani, klubi nga Rrogozhina ka nxituar të zgjedhë edhe trajnerin e ri. Egnatia ka zyrtarizuar se në stol për sezonin e ardhshëm do të ulet Edlir Tetova.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj. Gjithashu Egnatia ka rinovuar kontratën edhe më një nga lojtarët që ka spikatur ketë sezon, Dzon Delarge. Edhe në këtë rast Egnatia ka bërë zyrtare se sulmuesi nga Kongo do të vazhdojë aventurën edhe për një vit.

“WELCOME EDLIR TETOVA.

Futboll Klub Egnatia njofton se Edlir Tetova  do të jetë trajneri i ri i skuadrës tonë për sezonin 2022-2023. Presidenti Agim Demrozi dhe trajneri Edlir Tetova kanë arritur marrëveshjen duke firmosur kontratën ditën e sotme në Stadiumin  “Arena Egnatia” Rrogozhine”, shkruhej në postimin e Egnatias. /oversport.tv

 

You may also like